KRONIKË

Vranë 25 vjeçarin nga Lushnja dhe hodhën në rezervuar në Korçë, arrestohet pas 5 muajsh njëri nga autorët


Kristi Bixheku, i shpallur në kërkim për vrasjen e 25 vjeçarit nga Lushnja, Fridman Xhaferraj, është arrestuar nga Policia e Korçës. Ky shtetas, në qershor 2021 duke bashkëpunuar me shtetasin në kërkim Lulzim Spahija kanë vrarë Xhaferrajn dhe më pas trupin e kanë hedhur në një rezervuar në Korçë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.06.2021, ku në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, u gjet i pajetë shtetasi Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe koordinimit të veprimeve nga ana e Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 18.06.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër Lulzim Spahija, (i shpallur në kërkim) kanë goditur me sende të forta në kokë 25-vjeçarin Fridman Xhaferraj, duke i shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit Lulzim Spahija. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button