AKTUALITET

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, qytetarët marshim kundër dhunës në Tiranë


Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier dhe abuzimet e shumta me fëmijët që kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri kanë revoltuar opinion e gjerë publik.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kjo ka bërë që shoqëria civile të organizojë një marshim ndaj këtyre rasteve, që përkon me Ditën Botërore për eliminimin e dhunës dhe shfrytëzimit ndaj fëmijëve, 19 nëntori. Me dhjetëra qytetarë kanë nisur marshim nga sheshi Skënderbej, më pas drejt Bulevardi në krah të Ministrisë së Brendshme dhe më pas në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës dhe më pas në Sheshin Nënë Tereza.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka bërë thirrje që këtij marshimi duhet t’i bashkohen të gjithë. Familjarët e Mateos dhe shumë qytetarët kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje duke firmosur edhe një peticion. Nikolla tha se këto kërkesa bëhen nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button