KRONIKË

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, zbardhet dinamika/ U zunë për ullinjtë, nipi në gjendje të rënduar psikologjike mori armën dhe qëlloi me një plumb xhaxhain.

Disa orë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës del në pah edhe dinamika paraprake e ngjarjes.

Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë, por kishte tokat me ullinj në fshatin Mekat. Ditën e djeshme që ishte edhe dita e ngjarjes kishte udhëtuar nga Vlora drejtë Mekatit për t’i vjel këta ullinj së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës që është edhe autori i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Sipas policisë motivet e krimit janë ende të paqarta, por besohet se xhaxha e nip janë zënë për rrënjët me ullinj, më saktësisht për ndarjen e tyre se kujt i takojnë. Një debat i filluar me fjalë, konfrontim fizik mes tyre dhe më pas me përdorimin e armës së gjahut.

I nxehur dhe me gjendje të rënduar psikologjike depresive Genci është kthyer në banesë siç tregojnë edhe familjarët dhe ka marrë armën e gjahut pa e kuptuar ndoshta xhaxhai i tij gjendjen e nipit, është rikthyer tek toka dhe ka goditur në drejtim të tij me një plumb i cili e ka kap të ndjerin në pjesën e kokës dhe më pas disa metra më tutje ka goditur vetën në kokë. Arma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta, teksa ka pasur vetëm dy plumba.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Autori vuante nga gjendja e rënduar psikologjike
Genci Koreta prej disa vitesh ka jetuar në Greqi teksa kishte disa vite i rikthyer në fshat. Në gjendjen civile rezultonte i pamartuar. Ndërsa viktima ishte me profesion të hershëm polic dhe jetonte prej vitesh në Vlorë ku ishte martuar dhe kishte krijuar familje. Për ngjarjen janë pyetur personat e afërt të të dyve familjeve, rreth 15.

Janë pyetur në vendin e ngjarjes që ishte edhe shtëpia e Genci Koretës në pronësi të babait të tij të ndjerë si dhe të familjes së Jorgji Koretës të cilët janë shprehur se s’kanë pasur më parë konflikte dhe kanë pohuar gjendjen e rënduar depresive të tij. Vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qenë në errësirë të plotë. Mekati është fshat i Vlorës i cili administrohet nga Llakatundi, por pjesë e Bashkisë Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button