KOSOVA

Vrasja e shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan/ Arrestohen tre persona, babai dhe dy djemtë që qëlluan me kallashnikov drejt autobusit (EMRAT)


Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, në lidhje me vrasjen e trefishtë pak ditë më  parë në Gllogjan. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Tre personat e arrestuar Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkohë, motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, sipas medieve kosovare dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, më 14 qershor 2020. Arsyeja e vetëvrasjes së 20-vjeçares dyshohet të jetë shoferi i vrarë, Gani Gjokaj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë se vrasja e trefishtë ndodhi mbrëmjen e 26 Nëntorit në Gllogjan, ku disa persona sulmuan dhe qëlluan me kallashnikov drejt autobusit që transportonte nxënës shkolle. Nga të shtënat me armë humbën jetën shoferi dhe dy nxënësit, ndërsa u plagosën disa të tjerë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button