AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

Vrau dhe groposi 8 vjeçarin, kush është 38-vjeçari monstër i Fierit që kishte rrëmbyer fëmijë dhe më parë (EMRI)


Klodian Çalamani është 38-vjeçari i tmerrshëm i Fierit që ditën e sotme rrëmbeu dhe groposi një fëmijë 8 vjeç.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Autori, i vënë në pranga tashmë, mësohet se nuk është hera e parë që rrëmben fëmijë, pasi dhe më herët ka rrëmbyer një vajzë por fatmirësisht nuk e ka vrarë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Fati ishte tragjik për 8-vjeçarin që u rrëmbye sot në mëngjes në orën 09:00, pasi mbrëmjen e sotme, vogëlushi është gjetur i pajetë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ishte nëna e fëmijës ajo që denoncoi moskthimin e 8 vjeccarit në shtëpi dhe pas kontrollit të familjarëve në shtëpinë e 38 vjeccarit ëshë bërë e mundur gjetja e të miturit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Fatkeqësisht, i mituri u gjet i vrarë dhe i groposur në baltë, pasi çmenduria e monstrës Klodian Çalamani nuk njeh limite.

Autori i ngjarjes është vënë në pranga, mirëpo i njëjti person ka histori të përsëritur me rrëmbimet. Në vitin 2012, Çalamani së bashku me një shok kanë rrëmbyer një 16 vjeçare, e cila fatmirësisht nuk është vrarë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhePolicia e Shtetit:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Related Articles

Back to top button