BOTA

Vrau dy fëmijët, plagosi gruan, më pas qëlloi edhe veten/ Ky është shqiptari që kreu masakër në Gjermani


Një ngjarje e rëndë tronditi dje Gjermaninë, ku një 44-vjeçar vrau me armë dy fëmijët e tij, plagosi gruan dhe më pas vrau edhe veten.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas mediave gjermane dyshohet se familja ku ka ndodhur masakra është nga Kosova.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Bild.de raporton se Flamur R. ka qëlluar dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, ndërsa në fund qëlloi edhe veten.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur në banesë, kurse gruaja është në gjendje të rëndë në spital.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruaja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.

Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mbeten mister arsyet që kanë çuar Flamur R, drejt kryerjes së kësaj masakre në familjen e tij.

Mediat kosovare kanë raportuar se familja është nga Gjakova, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Related Articles

Back to top button