KRONIKË

Vrau gruan dhe motrën e saj dy ditë pas Vitit të Ri në Mallakastër, Gjykata dënon me burg përjetë Gazmend Mustën


Gjykata e Apelit të Vlorës ka dënuar me burg përjetë Gazmend Mustën. Ky shtetas në 2 janar 2019 qëlloi për vdekje gruan dhe motrën e saj, në shtëpinë ku ata jetonin në qytetin e Ballshit. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, dy ditë pas Vitit të Ri.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Apeli i Vlorës ka lënë fuqi paraditen e kësaj të marte vendimin e Shkallës së Parë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si ndodhi ngjarja dy vite më parë

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019. Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sipas policisë së Fierit, autori ka qenë i dehur në momentin që i ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit në një pallat brenda qytetit të Ballshit. Shkak ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat.

Burri, i cili sapo ishte kthyer i dehur pas vizitës te prindërit e tij në fshat, nuk e ka lejuar gruan dhe pas sherrit ka marrë thikën duke qëlluar disa herë për vdekje, ndërsa më pas kunatën, e cila ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti edhe vetë e vdekur. Çifti ka dy fëmijë 3 dhe 7-vjeç, të cilët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes, por jo në dhomën ku babai i tyre u vrau nënën dhe tezen.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button