AKTUALITET

Vrau kunatë për “Shën Valentin”/ Dashamir Xhepa dënohet me burgim të përjetshëm


Dashamir Xhepa është dënuar me burgim të përjetëshëm ditën e sotme për vrasjen e kunatës së tij Liri Xhepa në vitin 2019.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Liri Xhepa u gjet e  masakruar në afërsi të Liqenit të Sharrës. Në trupin e viktimës kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe tre plumba. Njërin e kishte marrë në kokë dhe dy të tjerët në pjesë të ndryshme të trupit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Familjarët e viktimës  thanë se 49-vjeçarja ishte e ve prej 15 vitesh: “Ishte grua e sjellshme, e mirë, unë i kam njerëzit e mi ata… I ka vdekur burri para 15 vitesh dhe ishte grua e lartë. Punonte tek çanta në Kombinat”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve. Prej vitesh ajo banonte me dy djemtë e saj. Më i madhi ndodhet në Londër, ndërsa djali i dytë ndodhet në burg për arsye që ende nuk dihen.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mes viktimës dhe autorit mendohet se ka patur një lidhje intime, e cila mund të jetë bërë shkak për vrasjen në këtë ditë të Shën Valentinit.

NJOFTIM PER MEDIAN

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

 Në datë 14.02.2019 në Tiranë, në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat është gjetur trupi i pajetë i shtetases Liri Xhepa. Për këtë vrasje është akuzuar kunati i saj, shtetasi me inicialte D.XH.Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur  me çështjen penale me të pandehur D.XH, akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyesedhe i municionit”, parashikuar nga neni  79/c dhe 278/1  të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendimin nr. 116, datë 21.01.2021 ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehuri D.XHdhe dënimin me burgim të përjetshëm Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri D.XH, i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 437datë 05.10.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.116, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Related Articles

Back to top button