KRONIKË

Vrau një person dhe plagosi rëndë të vëllain, ky është autori i ngjarjes së rëndë në Elbasan (FOTO+EMRI)


Ardit Hida është 24 vjeçari që vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë të vëllain Mikele Kovaçi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ngjarja e rëndë ndodhi për motive të dobëta. Sipas burimeve sherri ka nisur për një femër dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë që i mori jetën 28 vjeçarit Florenc Kovaçi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Po sipas burimeve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. I vëllai është plagosur rëndë, prandaj është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i policisë

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Elbasan

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit dhe i plagosjes së vëllait të tij, mbrëmjen e sotme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të DVP, veprimeve të shpejta hetimore e profesionale, krehjes së zonës dhe kontrolleve të shumta, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K.,19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Related Articles

Back to top button