AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Zbardhet letra e edukatores së arrestuar për vdekjen e 3-vjeçarit: Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht…

Gazetarja Anila Sefa ka zbardhur kërkesën me shkrim që edukatorja Redina Binjaku i paraqiti këtë të martë Gjykatës së Fierit përmes avokatit, për mungesën e saj në seancën gjyqësore.

“Në radhë të parë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit… Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në letër.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Edukatorja 27-vjeçare u la në arrest me burg me afat 30 ditë, për vdekjen e vogëlushit 3-vjeçar në një kopsht privat në Fier, të premten e shkuar.

Një ditë më parë, familjarët e 3-vjeçarit thanë për mediat se nuk e besojnë versionin e vdekjes aksidentale të vogëlushit të tyre dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave sesi vdiq i mituri. Nga ekspertiza dhe hetimi autoritetet thonë se vdekja e 3-vjeçarit dyshohet se ka ardhur nga mbytja e tij nga kapuçi i xhupit./tvklan.al

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button