AKTUALITET

Zbardhet skandali i databazës së pagave! Kryeprokurorja Imeraj: 4 të arrestuar, 2 janë specialistë të Tatimeve, i shitën të dhënat për para, prangosëm dhe blerësit


Prokuroria dhe Policia e Tiranës kanë dalë këtë të premte në një konferencë për mediat, për zbardhjen e skandalit të publikimit të të dhënave të më shumë se 650 mijë shtetasve shqipatrë, që përfshinin numrin e celularit, pagën, targat, etj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka thënë se janë sekuestruar shumë servera dhe kompjutera dhe është arritur te personat të cilët i kanë shpërndarë. Në total janë arrestuar deri tani 4 persona dhe dy prej tyre janë zyrtarë të shtetit, specialistë IT të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Si institucion ku punojnë, ata rezultojnë në AKSHI.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Këta dy persona, kanë nxjerr të dhënat nga sistemi ku kishin akses për shkak të punës së tyre dhe i kanë shitur te subjekte private për para. Në pranga kanë rënë dhe dy personat që i kanë blerë këto të dhëna. Imeraj theksoi se nuk kemi të bëjmë me rrjedhje të të dhënave por shpërdorim detyre nga zyrtarë të shtetit dhe shitje të tyre kundrejt pagesës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kryeprokurorja Imera tha se po hetohet dhe te Drejtoria e Rrugëve për shkak të daljes së databazës së targave.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Janë sekuestruar servera, kompjutera dhe pajisje të tjera. Kemi arritur të zbulojmë 4 autorë të ngjarjes, prej të cilëve dy janë punonjës të shtetit dhe punojnë si specialistë IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Specialistja e IT në Drejtorinë e Tatimeve, duke pasur akses në të dhënat personale siç janë pagat e disa muajve. Është futur duke pasur akses dhe këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj dhe këto të dhëna u janë shitur subjekteve private. Nuk kemi rrjedhje të të dhënave, por punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Janë vënë para përgjegjësisë penale dhe dy shtetas të tjerë që kanë blerë këto të dhëna. Po vazhdojnë hetimet intensive dhe në pista të tjera. Po hetohet dhe Drejtoria e Transportit Rrugor pasi kanë dalë të dhëna që lidhen me targat. Një veprimtari e tillë ka disa kohë që zhvillohet, siç është çështja e patronazhistëve, Prokuoria dhe Policia janë në funksion të plotë.

Pista tjetër, është për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarje, edhe për ata persona që i kanë publikuar këto të dhëna. Garantojmë secilin prej qytetarëve për një hetim objektiv të plotë dhe të qartë të situatës, për të zbardhur dhe motivin e publikimittë këtyre të dhënave“, tha kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.

Related Articles

Back to top button