AKTUALITET

Zhduket biznesmeni në Tiranë, prej 2 javësh pa kontakt me familjen, i gjejnë vetëm celularin


Një 43-vjeçar është zhdukur që prej 13 ditësh në Tiranë, ndërkohë që familjarët kanë denoncuar rastin në komisariatin numër 5 në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjalë për shtetasin Ruzhdi Hoxha, i cili nuk ka kontakt me familjen e tij prej afro dy javësh. Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar mikun që Hoxha kishte takuar për herë të fundit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të shkollës së bashkuar, që dyshohet se i përket personit të zhdukur.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nuk dihet nëse Hoxha ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje me natyrë kriminale, ndërkohë që grupi i hetimit po mbledh të gjitha provat për të rënë në gjurmët e tij.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Hoxha ka një biznes inertesh në zonën e Kamzës, dhe është baba i dy fëmijëve.

Ai ka pasur kontakt për herë të fundit me familjen e tij në datën 21 Tetor, në orën 23:00 të mbrëmjes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ende nuk dihet deklarata që ka bërë miku i viktimës që e ka parë për herë të fundit biznesmenin, ndërkohë që familja mbetet në ankth për shëndetin e Hoxhës.

Related Articles

Back to top button