AKTUALITETFUTBOLLKOMBËTARJALAJMI FUNDIT

Zi në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-lojtari i Kombëtares


Ish-portieri i Kombëtares dhe skuadrës së Skënderbeut, Mihallaq Kita është ndarë nga jeta. Ai ka qenë gardian i portës korçare që pas viteve 1950 e në vazhdim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përveçse një nga emrat kryesor të asaj periudhë, Kita ka ndihmuar Skënderbeun edhe më tej në gjetjen e talenteve të reja.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e dha miku i ish-portierit, Zeni Çela.  Ish-sulmuesi i kërkon klubit korçar dhe FSHF-së që të nderojnë figurën e Kitës, ndërsa kujton kohën kur luanin së bashku.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Sot, me hidhërim mësova se ndërroi jetë ikona e futbollit të Ekipit të Skënderbeut të Korçës dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Mihallaq Kita. Ai nderoi Skënderbeun e Korçës dhe ekipin Kombëtar Shqiptar ne vitet 1950 e në vazhdim. Faleminderit shpirtit dhe zemrës se madhe të mjeshtrit Mihallaq Kita. U prehtë në Paqe njeriu me zemër të madhe, i sakrificës dhe mësues i palodhur për futbollistet e rinj. I sugjeroj klubit sportiv Skënderbeu dhe FSHF që Mihallaqit t’i akordohet titulli me i lartë”, shkruan Zeni Çela

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button