AKTUALITET

Zjarr i madh në Berat, flakët rrezikojnë stacionin elektrik, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje


Një vatër e madhe zjarri është përhapur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, teksa raportohet se zjarri është vendosur nga banorët e zonës për të djegur mbeturinat, por ka dalë jashtë kontrollit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Era e fortë ka favorizuar flakët që tashmë rrezikojnë edhe nën/stacionin elektrik, ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërirtur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Zjarri vijon ende të jetë i fuqishëm, edhe pse zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë në disa zona, por ka ende disa vatra aktive në disa toka bujqësore.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button