AKTUALITET

Zjarr në Berat/ Digjen 3 hektarë të parcelës me ullinj, flakët kanë qenë të qëllimshme


Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët. Flakët janë shfaqur fillimisht në në prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit,por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjitha plantacionet me ullinj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi drejt pemëve por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrëfikëse,flakët e mëdha janë lokalizuar shpejt,ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të reja.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kjo për shkak të terrenit të vështirë kodrinor e të thepisur,që e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse në territorin e zjarrit,fikja e të cilit po kryhet me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me ullinj në fshatin Malinat. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrrollit situatën.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor në muajt e fundit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button