BOTAFUTBOLL

Zyrtare/ Barcelona firmos me Ferran Torres, zbulohet kontrata dhe klauzola e frikshme


Prej disa kohësh ishte bërë i njohur interesimi konkret i Barcelonës për Ferran Torres teksa blaugranat kishin nevojë të shtonin fantazinë në radhët e organikës së tyre.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndaj, ditën e sotme kanë bërë edhe zyrtarizimin e marrëveshjes me futbollistin spanjoll, i cili mbërrin në Camp Nou nga klubi i Manchester City, ku u aktivizua prej gushtit të vitit 2020.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkaq, për të transferuar 21-vjeçarin, Barcelona ka shpenzuar plot 55 milionë euro, ndërsa kontrata me Ferran ka një kohëzgjatje deri në vitin 2027. Ndërkohë, bie në sy edhe klauzola e frikshme që katalanasit kanë vënë për secilin klub që do të kërkojë shërbimet e fantazistit para vitit 2027, teksa bëhet fjalë për plot 1 miliard euro, shkruan Super Sport.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vlen të theksohet se Ferran Torres ka pasur eksperiencë edhe më parë në La Liga pasi është aktivizuar në radhët e Valencia, klub në të cilin është formuar. Kujtojmë se afrimi i Torres është i dyti për katalanasit pas Dani Alves, teksa trajneri Xavi Hernandez do të provojë të rikthejë ekipin në nivele të larta.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button