AKTUALITETART & KULTURFIERI YNΓ‹ TV

𝑨 𝒆 π’…π’Šπ’π’Š 𝒔𝒆: 𝑺𝒉𝒇𝒂𝒒𝒋𝒂 𝒆 𝒑𝒂𝒓ë 𝒆 π’•π’†π’‚π’•π’“π’Šπ’• β€œπ‘©π’šπ’π’Šπ’”β€ 𝒖 𝒅𝒉𝒂 𝒏ë 1 𝒕𝒆𝒕𝒐𝒓 𝒕ë π’—π’Šπ’•π’Šπ’• 1971, π’…π’Šπ’•Γ« π’Œπ’–π’“ 𝒆𝒅𝒉𝒆 π’π’Šπ’”π’Š π’‚π’Œπ’•π’Šπ’—π’Šπ’•π’†π’•π’Šπ’ 𝒆 π’•π’Šπ’‹ π’•π’†π’‚π’•π’“π’Š “π‘©π’šπ’π’Šπ’””.

Trupa profesioniste e tij ishte krijuar disa muaj mΓ« parΓ«. NΓ« skenΓ«n e tij do tΓ« shfaqej nΓ« kΓ«tΓ« ditΓ« pjesa e parΓ« dramatike, πŸŽ­β€œπ‘―π’Šπ’‹π’†π’• 𝒆 𝒏𝒂𝒕ë𝒔” e autorit Vedat Kokona.

Reklama nΓ« FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shfaqja u vu nΓ« skenΓ« nga regjisori Leka Bungo nΓ«n interpretimin e aktorΓ«ve: Leonard Poro, Fitnete TiΓ§o, Imelda Kiri, ShpΓ«tim Shehu, Kujtim Jorgaqi, Suzana Prifti, Hatiqet Siqeca, Nestor PogaΓ§e, KoΓ§o Papadhopulli dhe Antigoni Golemi.

Reklama nΓ« FieriWeb - β€œPIZZA ITALIA FIER”

NdΓ«rsa skenografia u pΓ«rgatit nga Agim Zajmi.

Reklama nΓ« FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama nΓ« FieriWeb - β€œPULARIA β€œEROGERT” RADOSTINË”

NjΓ« kronikΓ« tΓ« zgjeruar tΓ« kΓ«saj drame do ta pasqyronte edhe shtypi lokal i kohΓ«s si njΓ« ngjarje e rΓ«ndΓ«sishme e jetΓ«s artistike dhe kulturore e qytetit tΓ« Fierit. “Hijet e natΓ«s’’ nΓ« skenΓ«n e teatrit tonΓ« tΓ« ri”, do ta titullonte reportazhin e saj gazeta β€˜β€™DrapΓ«r e Γ‡ekan’’, e datΓ«s 6 tetor 1971.

Reklama nΓ« FieriWeb

Pas premierΓ«s sΓ« shfaqur nΓ« Fier, do tΓ« zhvillohej edhe turneu i parΓ« i kΓ«saj trupe nΓ« disa qytete tΓ« ShqipΓ«risΓ«, e cila shumΓ« shpejt do tΓ« shndΓ«rrohej nΓ« njΓ« ndΓ«r teatrot mΓ« tΓ« njohura tΓ« vendit.
Ne foto Godina e teatrit β€œBylis” dhe trupa e parΓ« e tij.

Teatri Bylis

Related Articles

Back to top button