KRONIKËSTAR CHANNEL

“100 mijë euro për “kokën” e Talo Çelës, ose 200 mijë kush ma sjell të gjallë”/ Erion Alibej rrëfen si u njoh me Nuredin Dumanin: Isha i ngujuar e takova në pallatin tim! Nga rreth 3 orë bisedë…

Vijojnë seancat në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”. 

Reklama në FieriWeb

Në seancën e sotme po dëgjohet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Alibej ka rrëfyer në lidhje me njohjen e tij dhe Nuredin Dumanit, të cilin tha se e ka njohur në fillim të vitit 2020 kur sapo kishte dalë nga paraburgimi i Elbasanit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Sky ECC. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri dhre më tha se Dumani kishte dashur të më takonte. Takimi vinte pasi unë kisha hapur fjalë që jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë Talo Çelën”, ka rrëfyer si në sallë.
Ai ka shtuar se ka dërguar një automjet të tipit C Class i zi që e ka marrë Nuredin Dumanin për ta sjellë në takim.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 orë e 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button