’11 maji ditë për të marrë një vendim, jo për fanela partish’, Rama: Në Kukës, 1 milion turistë në 2030

Kryesocialisti Rama vijon turin e tij elektoral në qytetin verilindor të Kukësit.
Në një takim me elektoratin e majtë, Rama tha se Kukësi ka potencialin e jashtëzakonshëm që të vizitohet nga 1 milionë turistë në ‘Shqipërinë 2030’.
Sipas tij, 11 maji nuk është dita e fanelave të partive, por është dita për të marrë një vendim për historinë.
“Po ju them sot që potenciali i Kukësit nëse ne së bashku arrijmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm, që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, ku do përfshihet dhe hoteleri -turizmi, dhe nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikëpritje ku njerëzit të qëndrojnë disa ditë.
Nuk është aspak e habitshme që në ‘Shqipërinë 2030’ Kukësi të arrijë në 1 milionë turistë, nuk është shifër e jashtëzakonshme.
Në 11 maj nuk është dita për tu marrë me fanelat e partive, është dita për të marrë një vendim me historinë.
11 maji është dita që demokratët të bëjnë atë që të tjerët që nuk ishin mbështetës të PD bën në 22 mars të ‘92, ku votuan për PD pavarësisht se nuk ishin përkrahës.
Më pas në gusht apo shtator kur u zhvilluan zgjedhjet, shumica dërmuese votoi kundër.”