AKTUALITETSTAR CHANNEL
112-vjetori i Pavarësisë/ Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit
Shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtur sot drejt Shqipërisë për të festuar 112-vjetorin e pavarësisë. Ata nuk kanë zgjedhur vetëm Vlorën, por edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në Ditën e Flamurit.
Gjithashtu në orët e para të ditës, në pikën e përbashkët kufitare të Morinit veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit
Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës ndërsa është operuar me proceduren e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.