AKTUALITET

15 efektivë në Vlorë rezultojnë pozitivë në testin e drogës


15 efektivë të Policisë në Vlorë kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës që u është bërë së fundmi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Këta efektivë u janë bashkuar 12 kolegëve të tyre në Shkodër dhe 11 të tjerëve në Tiranë, që kishin rezultuar më herët përdorues të lëndëve narkotike. Disa prej tyre kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, duke e konsideruar si të gabuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ata janë të moshave 50 vjeç dhe nuk shprehin besimin tek vërtetësia e testit. Ata shprehen se nuk kanë pirë kurrë lënde narkotike, por vetëm duhan dhe se do të bënin padi ndaj klinikës. Efektivët janë shprehur se testin e drogës do ta bëjnë vet në disa klinika për të vërtetuar të kundërtën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ky i fundit ka urdhëruar që efektivët që dalin si përdorues droge, të pushohen menjëherë nga puna.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button