AKTUALITETBOTAKRONIKË

150 mijë euro për të vrarë Shehajn, përgjimet e “SKY Ecc” zbardhin atentatin ndaj shqiptarit në Itali


Altin Sinomati dyshohet se është porositës i ekzekutimit të Selavdi Shehaj, të cilit iu bë atentat në plazh më 20 shtator të 2020.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dyshohet se Altin Sinomati, i njohur si Aldo ose “Il Lungo” ka paguar 150 mijë euro Raul Esteban Calderon për të vrarë Shehajn.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mediat e huaja raportojnë se trafikanti shqiptar është porositësi i vrasjes së Shehajt dhe se emri i tij ka dalë zbuluar nga zbërthimi i bisedave në “Sky ECC”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për këtë zbulim ka folur në Gjykatën e Assizes në Frosinone, Dario Ferrara, komandant i Njësisë së Hetimit të Karabinierëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sinomati prej disa kohësh është në kërkim nga autoritetet italiane, por që ende nuk është arritur gjurmimi i tij.

Kujtojmë që Selavdi Shehaj u vra në 2020 nga dy burra të maskuar në plazh në bregdetin Romak në Itali.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shtetasi shqiptar i cili kishte një histori me trafikun e drogës u qëllua pas shpine. Autorët arritën në plazh me një motoçikletë skuter dhe qëlluan drejt shqiptarit. Shehaj u vra ndërkohë që sapo kishte mbaruar masën “arrest shtëpie” dhe po shijonte më në fund lirinë.

Related Articles

Back to top button