KRONIKËSTAR CHANNEL

18.3 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: “diMal”, “AMG” (Algida) hodhi në treg 13.1 tonë fileto edhe pse iu urdhërua bllokimi

DURRËS– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të madhe mish pule të ngrirë të importuar nga Brazili për shkak se ka rezultuar me salmonelë. Ngarkesa prej mbi 18 tonësh fileto pule është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë një inspektimi, por nuk ka pasur asnjë lloj transparence për konsumatorin shqiptar. Që nga momenti kapjes së sasisë së filetos së pulës me salmonelë më 11 mars, AKU nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorin dhe ka dalë me një dekaratë 1 javë pasi u kryen analizat.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

AKU fsheh edhe kompaninë që hodhi në treg fileton e pulës me salmonelë, por burimet i thanë Report Tv se kompaniaw që ka hedhur në treg fileton e pulës me salmonelë është AMG, ose e njohur me emrin tregtar si ‘diMal’. Po të njëjtat burime i thanë Report Tv se plot 13.1 tonë fileto pule me salmonelë dolën në treg dhe u bllokua vetëm 5.2 tonë fileto pule.  

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burimet i thanë Report Tv se rasti është kapur në inspektim nga AKU e cila më pas ka dërguar për të bërë analiza në ISUV, por nuk ka pasur njoftim nga sistemi evropian. Analiza është bërë në Portin e Durrësit sapo ka mbërritur ngarkesa dhe kompania është urdhëruar për të bllokuar produktet në doganë në frigoriferët aty. Pasi është marr përgjigja e analizës nga ISUV që fileto ishte me salmonelë, është vajtur nga AKU në port dhe është urdhëruar bllokimi i sasisë, por kompania ka deklaruar se një pjesë është shitur, për këtë arsye rasti është referuar në prokurori.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Rezultati i analizave ka dalë më 21 mars dhe AKU nuk ka pasur asnjë njoftim për konsumatorin shqiptar, duke dalë me një deklaratë për mediat vetëm 1 javë pas analizave. Burime bëjnë me dije se 9 subjekte janë kontrolluar në Vlorë ku u gjetën nga AKU fileto pule me salmonelë dhe një pjesë e tyre është tërhequr. Ndërkohë, AKU referoi çështjen për hetim në Prokurorinë e Tiranës.

Pas analizës së realizuar në ISUV më 21.03.2025, ku u identifikua prania e Salmonella Typhimurium në një mostër produkti pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës” informon AKU.

AKU që në njoftimin për shtyp thotë se e ka shpërndarë  ‘në kuadër të transparencës’ fsheh, dhe nuk jep të dhëna të rëndësishme për konsumatorin shqiptar. Nuk i përgjigjet pyetjeve se sa është sasia e ngarkesës së identifikuar me salmonelë, sa është sasia e mishit të pulës së infektuar që ka dalë në treg dhe cila është kompania që e ka importuar nga Brazili dhe e ka hedhur në treg, por një pjesë të informacioneve Report Tv i mësoi vetëm përmes burimeve. 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

AKU thotë se ka inspektuar subjektin importues për të siguruar gjurmueshmërinë si dhe e ka referuar kompaninë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Njoftimi i AKU-së 

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, si dhe për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë një sërë masash të menjëhershme dhe të strukturuara për të adresuar një situatë të identifikuar disa ditë më parë gjatë kontrolleve të produkteve ushqimore të importuara në Portin e Durrësit.

Pas analizës së realizuar në ISUV më 21.03.2025, ku u identifikua prania e Salmonella Typhimurium në një mostër produkti pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Është inspektuar subjekti importues për të siguruar gjurmueshmërinë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button