POLITIKËSTAR CHANNEL

2/3-at e listave të hapura në “teori”. Në Kuvendin e ri vetëm 45 deputetë “produkt” i garës

Verdikti i 11 majit konturoi përbërjen e parlamentit të ri, me 140 ligjvënësit për legjislaturën 2025-2029.

Partia Socialiste, pas 12 vitesh qeverisjeje, fitoi një mandat tejet të fortë me 83 deputetë, gati shumicë cilësuese, duke zvogëluar ndjeshëm peshën e rivalit kryesor, Partisë Demokratike, e cila së bashku me 25 aleatë të tjerë, në këto zgjedhje morën rezultatin më të dobët në 2 dekada, vetëm 50 ulëse në parlament.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Peshën më të madhe do ta kenë sërish dy partitë e mëdha, duke ndarë mes tyre 133 vende në parlamentin e ardhshëm, ndërsa 7 të ulëse të mbetura ndahen mes 4 forcave politike, 3 prej të cilave të futura për herë të parë si parti parlamentare.

Socialdemokratët kanë arritur të marrin 3 deputetë, duke rikthyer në parlament kryetarin e tyre, Tom Doshin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

2 mandate i siguroi “Mundësia” e Agron Shehajt i cili u largua nga radhët e PD-së duke krijuar partinë e tij si një demokrat i zhgënjyer.

1 mandat siguroi edhe Koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndonëse në rang kombëtar numëronin rreth 65 mijë vota. Edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila garoi e vetme, arriti të merrte një mandat me afro 25 mijë vota.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Por si paraqitet mozaiku i parlamentit të ri, të veçantat dhe çfarë pritet të na ofrojnë 10 forcat politike që do të kenë të paktën nga një përfaqësues?

Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Nga 37 deputetët të cilët iu nënshtruan votës preferenciale, socialistët çojnë në parlament 11 gra, ndërsa Partia Demokratike 7 deputetët e hyrë me votën e popullit, 6 burra dhe e vetmja grua që fitoi garën, ishte Jorida Tabaku në Tiranë.

PD do t’i sjellë parlamentit të ri 14 deputetë të rinj, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Nga ana tjetër socialistët numërojnë 53 deputetë të cilët shkojnë për herë të parë në parlament, ndonëse nuk janë krejtësisht emra të panjohur.

Nga 140 ligjvënësit e ardhshëm, 50 janë deputetë gra, 35 prej të cilave kanë dalë nga listat e Partisë Socialiste, 13 nga koalicioni i Sali Berishës dhe 2 deputete nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.

Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në parlament. 

Related Articles

Back to top button