22-vjeçarja qëllon me thikë bashkëshortin. Policia jep sqarime për ngjarjen
Një 22-vjeçare ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj pasditen e sotme, duke i shkaktuar plagë.
Policia sqaroi se ngjarja është regjistruar në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës, ndërsa pas krimit gruaja është shoqëruar në policia.
“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.