25-vjeçari i futet me dhunë fqinjit në shtëpi, i vjedh paratë dhe kryen marrëdhënie me të dashurën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 25-vjeçar është futur me forcë në banesën e fqinjit të tij, dhe pasi i ka vjedhur një shumë parash, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e këtij të fundit, pa dëshirën e saj.
Pasi i ka vjedhur paratë, ai i ka marrë me forcë të dashurën e fqinjit dhe e ka dërguar në banesën e tij, ku dhe ka abuzuar seksualisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, bën me dije policia.