AKTUALITETKOSOVASTAR CHANNEL

28 nëntori, dy festa në Kosovë/ Përkujtohet Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e Adem Jasharit

Në Ditën e Flamurit në Prekaz janë nderuar Familja Jashari si udhërrëfyesit e rrugës për lirinë e Kosovës. Qytetarë të shumtë shkuan për homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Homazhe pranë varreve të Jasharëve bënë edhe krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike. Përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e ka uruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, thuhet në urimin e saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në fshatin Llaushë u zbulua memoriali që jetëson daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor. Në 112 vjetorin e Pavarësisë u organizua edhe vrapimi i përvitshëm i qytetarëve në komunën e Skenderajt.

Krahas kësaj, në shumë komuna të vendit u mbajtën ceremoni për të shënuar Ditën e Flamurit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button