AKTUALITETSTAR CHANNEL

29 Nëntori – Dita e Çlirimit të Shqipërisë përkujtohet me nderime në Patos


Në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje, në qytetin e Patosit u zhvilluan homazhe me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit. Ceremonia u mbajt pranë busteve të dëshmorëve, ku Kryetari i Bashkisë së Patosit, z. Fation Duro, Prefekti i Qarkut Fier, z. Arben Çuko, Deputetja, Znj. Antoneta Dhima dhe përfaqësues të LANÇ-it, familjarë të dëshmorëve, drejtues institucionesh dhe qytetarë vendosën kurora dhe buqeta me lule për të nderuar aktin heroik të bijve dhe bijave që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Deputetja e Qarkut Fier, znj. Antoneta Dhima, përmes një mesazhi publik, vlerësoi sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe angazhimin për një Shqipëri Evropiane, duke shprehur mirënjohje të thellë për ata që luftuan dhe sakrifikuan për një të ardhme më të mirë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dita e Çlirimit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, vazhdon të jetë një moment përkujtimi dhe reflektimi për lirinë dhe sakrificat e brezave të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button