AKTUALITETKRONIKËRAJONI

29-vjeçari rreh gruan në hyrje të pallatit, sapo pikaset nga policia greke, vret veten


Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në Glyfada në Greqi, ku një burrë vrau veten pak pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mediat greke shkruajnë se burri po rrihte gruan e tij në hyrje të pallatit, teksa po kalonte një patrullë policie.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Policia e ka vënë re ngjarjen dhe është ndalur. Burri ka vrapuar drejt pallatit, është futur në banesën e tij, ndërkohë që policia ka qenë në alarm për ta gjetur.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

29-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, para se të negocionte me policinë, ka qëlluar veten dhe ka gjetur vdekjen. “Pashë policinë që e mori vajzën për ta qetësuar”, tha një dëshmitar okular.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button