300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni u ngarkua me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Iu ndërruan targat
Zbulohen detaje të reja në lidhje me 300 kg kanabis sativa që u sekuestruan në Mal të Zi, drogë e cila rezultoi se ishte futur nga Shqipëria. Sipas burimeve mësohet se në Portin e Durrësit është futur në skaner një tjetër mjet i cili ka rezultuar pastër pasi brenda tij nuk kishte lëndë narkotike.
Pasi kamioni është larguar nga Durrësi i pastër, dyshohet se babë e bir, Ilirjan e Kristi Orhan, të arrestuar në vendin fqinj, i kanë marrë targat e mjetit që i’u nënshtrua skanerit dhe i kanë vendosur në një kamion tjetër në territorin e Tiranës, që u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Hetuesit kanë dyshime se droga të jetë ngarkuar në periferi të Tiranë ose në Durrës, dhe për këtë po punohet nga hetuesit në kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë. Firma që bënte transpotin ka rezultuar fiktive, e paregjistruar, që merrej me transportin dhe tregtimin e frutave të thata.
Policia po heton edhe për bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë skemë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të njëjtat burime shtojnë se tashmë në verifikim të hetuesve janë ku është ngarkuar kamioni me drogë dhe ku ka përfunduar kamioni tjetër që iu hoqën targat dhe rezultoi i pastër në skanerin e Portit te Durrësit.
Lajmi në përditësim..