35-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga “Ura e Vashës” -152 metra lartësi

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në zonën e “Urës së Vashës”, në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.
Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari, banues në fshatin Bastar Murrizë të Tiranës, kishte udhëtuar me automjetin e tij deri pranë urës, e cila ka një lartësi prej rreth 152 metrash.
Dyshohet se i riu po përballej me probleme të rënda emocionale. Pak para ngjarjes, ai raportohet se i kishte dërguar një mesazh familjes, ndërsa bashkëshortes i kishte lënë një amanet për vajzën e tyre.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e dinamikës së ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në vijim.




