AKTUALITETEKONOMI

356 milionë euro për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit, gati tenderi për projektin


Në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që është një nga financuesit e projektit hekurudhor Vorë-Hani i Hotit u njoftua se këtë javë pritet hapja e tenderit me objekt rehabilitimi i kësaj linje teksa lloji i prokurimit përfshin të mira, punime dhe konsulencë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Konkretisht Hekurudhat Shqiptare që janë autoriteti kontraktor dhe përfituesi direkt i financimit vlerësojnë se në datën 1 gusht pritet hapja e procedurës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Klienti i përmendur më sipër synon të përdorë një pjesë të të ardhurave të një kredie /granti të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka) për koston e projektit të përmendur më sipër.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Huamarrësi ka aplikuar për bashkëfinancim nga burimet e mëposhtme në shumat e treguara si vlerësim: Grantet e WBIF në një shumë prej rreth 160 milionë euro, kredi nga BERZH në një shumë prej përafërsisht 100 milionë euro, kredi nga BEI në një shumë prej rreth 100 milionë euro.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Financimi i Bankës do të përdoret për rehabilitimin e linjës hekurudhore 120.2 km ndërmjet Vorës dhe Hanit të Hotit në kufi me Malin e Zi, lidhja e vetme hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje. Vlera totale e parashikuar e projektit 356 milionë euro” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit kontratat do t’i nënshtrohen politikave dhe rregullave të prokurimit të Bankës dhe janë të hapura për pjesëmarrje për firma nga çdo vend, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe në dokumentet e prokurimit. Prokurimi në kuadër të këtij projekti do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP).

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Projekti

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët./Monitor

Related Articles

Back to top button