KRONIKËSTAR CHANNEL
36-vjeçari nga Fieri dhunon bashkëshorten dhe shkatërron automjetin, arrestohet nga Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Sipas njoftimit zyrtar, 36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar automjetin në pronësi të tij. Pas kallëzimit dhe veprimeve hetimore, ai u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.
Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për këta shtetas:
- J. D., 65 vjeç dhe Th. Gj., 69 vjeç, të dy banues në Divjakë, pasi u kapën duke drejtuar motomjete pa leje drejtimi dhe pa targa;
- Një 16-vjeçar, i cili po drejtonte një motomjet elektrik pa leje drejtimi. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore.




