AKTUALITETSTAR CHANNEL

4 korsi në secilin drejtim, Balluku: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës do lehtësojë qarkullimin

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi pasditen e sotme punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës me 3 korsi, plus një korsi emergjence.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Balluku tha se, ky është një kantier i ri punimesh që ka nisur 4 muaj përpara por punimet po avancojnë me shpejtësi, për ta çuar këtë aks rrugor në një autostradë të kategorisë A.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Aktualisht, punimet janë përqendruar për zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Balluku vuri në dukje se, deri tani janë realizuar 25% e punimeve, ndërsa janë zhvendosur të gjitha pemët dhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Zgjerimi i autostradës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve veçanërisht në sezonin me fluks të shtuar mjetesh gjatë sezonit veror ku arrin në 106 mijë mjete në 24 orë, gjatë muajit gusht.

Gjithashtu ndërtimi i aksit Kashar-Lekaj pritet të shpërndajë qarkullimin për drejtuesit e automjeteve që vijnë nga veriu, të cilët nuk futen në rrugë por vazhdojnë drejt”, u shpreh ajo.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Balluku tha se pritet që në fund të vitit 2025 do të ketë dorëzimin e loteve të para të autostradës Tiranë- Durrës të zgjeruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button