AKTUALITETARSIMIKURIOZITETE

40% e studentëve të regjistruar në programet universitare mendojnë të braktisnin shkollën/Si ndikon shëndeti emocional në shkollimin e lartë


Dy nga pesë studentë përjetojnë probleme të shëndetit emocional sipas një sondazhi të publikuar ditën e enjte nga fondacioni “Lumina”. Sondazhi u krye në vjeshtën e vitit 2022 dhe në të u anketuan 12,000 individë që kishin një diplomë të shkollës së mesme, por nuk kishin ishin diplomuar ende nga universiteti që ndiqnin. Sipas studimit të zhvilluar nga ky fondacion, adoleshentët gjatë këtij stadi jetësor kalojnë periudha të gjata stresi, sulme paniku dhe mendime vetëvrasjeje. Këto probleme kanë një ndikim të madh në mënyrën sesi perceptojnë të ardhmen dhe suksesin. Ata ndihen të pavlerë dhe kanë tendencën që t’i lënë studimet përgjysmë, pasi nuk mund të menaxhojnë ndjesitë e brendshme.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas sondazhit të përmendur më sipër, më shumë se 40% e studentëve të regjistruar në programet universitare kishin menduar të braktisnin shkollën në gjashtë muajt e fundit. Shumica përmendën shëndetin mendor dhe emocional si arsyen kryesore dhe vetëm një pjesë e vogël përmendën vështirësinë e lëndëve apo kushtet financiare.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Psikologët shpjegojnë se vitet e periudhës së pas adoleshencës, janë vite në të cilat të rinjtë ndihen të pambrojtur nga problemet emocionale që vijnë me procesin e rritjes. Të njëzetat shoqërohen nga ankthi për jetesën vetëm, shtimin e përgjegjësive dhe zgjedhjeve për karrierën. Në Shtetet e Bashkuara, 1 në 5 të rinj raporton simptoma ankthi dhe depresioni dhe gjendja vazhdon të përkeqësohet pas Covid-it. Këta të rinj ndikohen gjithashtu nga presioni i familjarëve dhe miqve të tyre. Ata shohin studentët e tjerë që marrin nota më të mira dhe fitojnë praktikën kompani të mëdha dhe demoralizohen kur nuk arrijnë dot të njëjtën gjë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Psikologu Marcus Hotaling jep këshillat e tij për menaxhimin e kësaj problematike dhe shprehet: “Nuk është turp të merrni pak kohë. Merrni një semestër. Merrni një vit. Bëhuni më mirë përmes terapisë apo mjekimit dhe kthehuni më të fortë. E rëndësishme është të jeni të shëndetshëm. Kur një student përpiqet të bëjë gjënë më të mirë për veten e tij, kjo duhet të festohet dhe promovohet.”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në Shqipëri, pavarësisht se tema e shëndetit mendor dhe emocional ka nisur të trajtohet më shpesh se më parë, njerëzit vazhdojnë të mos i japin prioritet rëndësisë që kjo temë ka dhe simptomave të ankthit dhe depresionit. Të rinjtë në vendin tonë i shoqëron stigma e konsultimit me një psikolog dhe ndjekja e terapisë ende konsiderohet si “sekret”. Presioni familjar është po ashtu një ndikues në shëndetin e adoleshentëve, pasi marrja e një viti pushim, ndonëse ka nisur të ndiqet më shpesh si praktikë, nuk konsiderohet një zgjedhje normale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button