AKTUALITET

40 vite shërbim në Polici, Ilir Proda nderon me Certifikatën e Karrierës Nënkomisar Shkëlqim Osmanin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka akorduar Certifikatën e Karrierës punonjësit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Nënkomisar Shkëlqim Osmani, në vlerësim të kontributit të tij shumëvjeçar në strukturat e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Certifikata iu dorëzua Nënkomisar Osmanit nga Drejtori në detyrë i DVP Durrës, Drejtues Afrim Tafa, gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e DVP Durrës, me rastin e daljes në pension të efektivit, i cili mbylli karrierën pas 40 vitesh shërbim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë fjalës së tij, Drejtori në detyrë i DVP Durrës, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm dhe të gjithë kolegëve, vlerësoi kontributin e dhënë nga z. Osmani përgjatë katër dekadave, duke theksuar se përkushtimi, korrektesa dhe profesionalizmi kanë qenë vlera që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij, duke i siguruar rezultate të larta në punë si dhe respekt nga eprorët dhe kolegët.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga ana e tij, Nënkomisar Shkëlqim Osmani falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për certifikatën e akorduar, si dhe Drejtues Afrim Tafën për vlerësimin dhe ceremoninë e organizuar si shenjë respekti për punën e tij ndër vite. Ai u uroi gjithashtu suksese kolegëve të DVP Durrës në përballjen e përditshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button