AKTUALITETPOLITIKË

“42 gra dhe 27 të mitur përfitojnë nga amnistia”, Manja: Paska qenë e shkruar të bëhej në muajin e Ramazanit


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se gjatë fjalës në Kuvend se 42 gra dhe 27 të mitur, të cilët vuajnë dënimin, përfitojnë nga amnistia.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Janë 42 gra të dënuara dhe 27 të mitur, dhe 31 gra me masë mjekësore për shkak se kanë kryer një vepër penale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nuk është i madh numri i grave që përfitojnë nga kjo amnisti, por numri i grave që përfitojnë nga një vit në dy është shumë i madh dhe kjo do ju jap mundësinë që në shtator të këtij viti brenda një periudhe për një kategori të veprave penale të përfitojnë dhe të lirojnë një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave që aktualisht po vuajnë dënimin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa, numri i të miturve që përfitojnë menjëherë është 11, të cilët lirohen”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Më tej, ai tha se amnistia është e domosdoshme dhe ishte muaji i Ramazanit që i qetësoi që të situata në Kuvend të rikthehej në normalitet pas tensioneve.

“I duruari i fituari sepse këtu ku isha unë kishte karrige dhe grumbull me karrige deri para pak kohësh, por zoti e deshi që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit zoti e deshi që të gjitha palët u kthyen në vendet e veta.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Tani nuk u bë e mundur në dhjetor dhe as në mars, se kështu paska qene e shkruar, që të jemi në muajin e shenjët të Ramazanit”.

Related Articles

Back to top button