FIERI YNË TVKRONIKË

42-vjeçari u gjet i vdekur në godinën në Fier, familja: Nuk u vetëvra, kishte zënka me… 


Zhdukja dhe më pas vdekja e 42-vjeçarit Julian Prifti në Fier ka detajet e një ngjarjeje misterioze.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Trupi i pajetë i Julian Priftit u konstatua në lagjen 16 Prilli, ndërkohë që policia dyshon se ai mund të jetë vetëvrarë, duke u mbytur.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Përmes një reagimi, familjarët e të ndjerit kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke shtuar se ai mund të jetë vrarë. Prifti rezultonte i zhdukur prej gati 1 muaj. Sipas nipit të viktimës, Juliani nuk kishte probleme financiare dhe borxhe, pasi kishte një punë që nxirrte të ardhura.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Juli ishte një punëtor në një sipërmarrje private me rrogë mbi mesataren e vendit dhe nuk kishte probleme të natyrës ekonomike, vetëm këtë muaj ai do të merrte 10 milionë Lekë si pasojë e një trashëgimie nga babai që humbi jetën vitin e kaluar nga COVID.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në si familje përjashtojmë plotësisht mundësinë që Juli të kishte probleme ekonomike që mund t’a çonin drejt vetëvrasjes, në bisedat tona me atë përpara se të ndalnin shenjat e jetës jo vetëm nuk kemi parë shenjat edhe më vogla të depresionit por e kujtojmë si një person që kishte plane për të ardhmen”, tregon i afërmi.

Mes të tjerash familja e 42-vjeçarit ngre gishtin e akuzës drejt familjarëve të bashkëshortes së Julianit se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ne si familje e Julit kemi arsye te dyshojmë për probleme me bashkëshorten, zënka mbi motive të faktuara që i kemi shprehur në polici dhe largim të familjarëve të saj (vëllait) nga Shqipëria menjëherë pasi deklaruam në polici humbjen e shenjave të jetës.

Dyshimet tona mbi një ngjarje të mundshme kriminale i kemi shprehur te Policia e Shtetit dhe jemi duke pritur që shqetësimet tona të deklaruara prej kohësh të merren në konsideratë”, shprehet Juxhin.


Related Articles

Back to top button