BOTASTAR CHANNEL

43-vjeçari mysliman shpallet hero në Australi pasi ndërhyri për t’i marrë armën agresorit

Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa armë gjatë një sulmi të ndodhur në Bondi Beach të Sidneit, gjatë një aktiviteti hebraik për festën e Hanukkah-ut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ahmed al Ahmed, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një dyqani frutash, u filmua teksa iu afrua nga pas njërit prej agresorëve dhe ndërhyri për t’i marrë armën, duke e hedhur atë mënjanë dhe duke shmangur pasoja edhe më të rënda.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë ndërhyrjes për t’i marrë armën agresorit, ai u qëllua dy herë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Familjarët kanë bërë me dije se Ahmed nuk ka pasur asnjëherë përvojë me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet australiane dhe mediat vendase e kanë cilësuar si hero, duke theksuar se dhjetëra persona janë sot gjallë falë guximit të tij.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja e rëndë la pas 11 viktima dhe 29 të plagosur, ndërsa komunitetet myslimane dhe hebraike kanë shprehur solidaritet dhe kanë dënuar ashpër sulmin.

Related Articles

Back to top button