KRONIKËSTAR CHANNEL

45-vjeçari që vr*u nënën në Lushnjë, hesht pas arrestimit: gjeste të pakuptimta, mbetet i paqartë motivi

45-vjeçari Florjan Dalladaku, i arrestuar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Zhym të Lushnjës, nuk ka dhënë ende një dëshmi të qartë për motivin e sulmit ndaj prindërve të tij.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Policia e Fierit ka marrë dëshminë paraprake të Dalladakut, por ai nuk ka reaguar në mënyrë normale gjatë marrjes në pyetje. Sipas të njëjtave burime, 45-vjeçari ka komunikuar kryesisht përmes gjesteve të pakuptimta, ndërsa motivi i ngjarjes vijon të mbetet i paqartë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Ford”, me të cilin dyshohet se po largohej pas ngjarjes, është gjetur edhe një çantë me medikamente antidepresive. Hetuesit po verifikojnë nëse ato përdoreshin prej tij për probleme të mëparshme të shëndetit mendor.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë dalë ende në një përfundim lidhur me gjendjen e tij psikologjike dhe nëse ajo ka pasur ndikim në kryerjen e krimit. Për këtë arsye, hetimet po vijojnë në disa drejtime.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia po merr dëshmi nga familjarë dhe të afërm të çiftit Dalladaku, me qëllim zbardhjen e marrëdhënieve mes prindërve dhe djalit të tyre dhe për të mësuar nëse kishte pasur më herët konflikte apo episode problematike.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Zhym të Lushnjës. Në banesë ndodheshin vetëm 80-vjeçarja, bashkëshorti i saj 77 vjeç dhe djali i tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Florjan Dalladaku dyshohet se i sulmoi prindërit me një sëpatë, duke shkaktuar vdekjen e nënës së tij dhe plagosjen rëndë të babait.

Pavarësisht arrestimit të autorit të dyshuar dhe të dhënave që po mblidhen për gjendjen e tij, motivi i krimit mbetet ende i pazbardhur.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button