AKTUALITETFIERI YNË TV

50 vjeçari nga Fieri diplomohet për herë të dytë për mjekësi në Itali: Si triumfova mes 35 konkurentëve nga bota 


Z. Nuredin Sadikaj ka shërbyer si mjek për një periudhë të gjatë kohe në Çakran. Ai u largua në emigracion pas vitit 1998 dhe tashmë jeton në Itali. Sadikaj punon dhe shërben si mjek në Milano, në një ndër spitalet më të mira atje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv ai tregoi rrugëtimin e tij në mjekësi në shtetin fqinj Italinë dhe si u përzgjodh në 5 mjekët për të mbrojtur diplomën nga 35 në të gjithë botën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për mua dhe për të gjithë emigrantët në përgjithësi kur lënë vendin e tyre ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme dhe nuk është e thjeshtë, por unë për arsye familjare u largova nga vendi im dhe u përpoqa që të kërkoja punë në vende të ndryshmme por ishte e pamundur.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nuk ishte e thjeshtë, ishte një komision me 6 shefa katedre që të merrnin në pyetje, ishin 35 mjekë nga e gjithë botë. Ky ishte provimi më i vështirë sepse nuk kishte as pyetje do të përballeshe direkt me çfarë i vinte në mendje atyre sepse ata thonin ‘A je mjek, unë do të pyes pa tezë’. Ne vetëm 5 veta nga 35 kaluam, ishim në gjendje që të mbronim diplomën. Dhe mbas kësaj unë vazhdova universitetin dy vitet e fundit në Itali, dhe mora diplomën për herë të dytë në mjekësi me të drejtë ushtrimi në të gjithë kontinetin europian.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Shpesh herë është vendosur në qendër të vëmendjes paga e mjekut në Shqipëri, e cila nuk i afrohet aspak vendeve fqinje. Të njëjtin mendim ndan edhe mjeku Nuredin Sadikaj, i cili u shpreh se pagesa e mjekut në Itali është shumë larg nga Shqipëria.

Ne punojmë 5 ditë në javë nga 7 ose 8 orë rregullisht dhe pagesa në krahasim me mjekun në Shqipëri është shumë larg, është 1 me 5. Unë nuk dua ta ekzagjeroj por në rast se unë marr për 8 orë punë marr 350 euro mbi 400 euro në ditë për 20 ditë. Mjeku këtu paguhet dhe është shumë larg pagesa me mjekët në Shqipëri.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mendimi im përsa i përket raportit mjek- pacient në Shqipëri, ku kam punuar 21 vite në Shqipëri duhet të ndërhyjë shteti përsa i përket sigurimit shëndetësorë. Raporti mjek- pacient në Shqipëri është në raporte shumë të mira” tha ai.

Related Articles

Back to top button