“500 euro implanti”/ Drejtori i NJVKSH Fier abuzon me detyrën, punon privatisht në Tiranë
Pak kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problematikën e mungesës së metadonit në spitalin e Fierit për pacientët që duan të shpëtojnë nga varësia e drogës. Përmes kamerës së fshehtë të emisionit rezultoi se mjekët lëshonin receta kundrejt ryshfetit. Kur një denoncues u ankua te drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, ky i fundit i bëri presion.
Arbër Arapi, i sapo rikthyer në pozicionin e drejtuesit të NJVKSH Fier, në profesion është stomatolog. Një klinikë dentare në Fier mban emrin e tij. Pacientja e infiltruar e emisionit “Stop’, lidhet me doktor Arbrin, i cili në orarin e punës si drejtues, bisedon për punë private dhe punon në klinikën dentare “Esel”, në Tiranë.
Stop: Isha te klinika juaj, por nuk gjeta njeri aty, nuk e gjeta hapur.
Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER:Kam një mbledhje tani në orën 11, prandaj po të them.Në qoftë se mbaroj shpejt, direkt të marr në telefon. Ku jeni ju tani? Unë sa mbarova.
Stop: A të vij te klinika unë?
Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: Ok! Mirë! Unë nesër do jem në Tiranë, po ashtu, takohemi në Tiranë, që të mbarojmë edhe skanerin.Ti, katër ke nevojë, dy këtej, një lart, një poshtë. Dy këtej, një, një. 500 euro një implant.
Stop: Ju më thatë, që ishit në punë, te Poliklinika, më thatë hajdeni?
Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: Jo, unë jam te Drejtoria e Shëndetit Publik.
Stop: Si adresë? (për takimin në Tiranë)
Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER:Ndoshta në “Astir”. Ok, po vij unë në Tiranë, të marr unë në telefon, se mund të jem edhe aty te “Fusha e Aviacionit”, që ta kesh më afër, se kam për të takuar dikë.
“Stop” kontakton me klinikën në Tiranë për të caktuar takimin.
Klinika “Esel”: Po. Nga ora 12?
Stop: Më përpara?
Klinika “Esel”: Ja të flas dhe të them unë. 11!
Stop: Nga ora 11? Me doktor Arbrin apo jo? Arapi?
Klinika “Esel”: Po, doktor Arbrin, Arapin.
Arbër Arapi telefonon pacienten e infiltruar të emisionit “Stop” dhe i lë takim në të njëjtën kohë kur duhet të jetë në zyrën e tij ku ushtron detyrën si drejtues i institucionit.
Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER:12?
Stop: Po, se atëherë lirohem.
Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER:Ok! Mirë! Po erdhe në Astir, më mirë!
Për t’ia provuar stomatologut që po gënjen, “Stop” telefonon gazetaren që caktoi takimin dhe e pyet për orën dhe personin që ka caktuar.
Gazetarja: Në orën 11! Po! Kam folur me klinikën dhe më ka garantuar, se ju në orën 11, do ishit në klinikë. Sa është ora tani? Po ju u vonuat njëlloj, siç do vonohesha edhe unë.
Në telefonatën mes gazetares dhe klinikës, asaj i thuhet se edhe doktori është rrugës.
Klinika “Esel”: Jo, tani është edhe doktori duke ardhur. Po, duke ardhur.
“Stop” telefonon klinikën në sy të doktorit që konfirmon sërish se ai ndodhet aty.
Klinika “Esel”: Alo!
Gazetari: Përshëndetje! Ka ardhur doktor Arbri, të lutem?
Klinika “Esel”: Kush je, të lutem?
Gazetari: Një pacient.
Klinika “Esel”: Hajde, po po, hajde!
“Stop” gjithashtu u interesua pranë klinikës në Fier për të mësuar edhe mbi operimin e stafit të drejtuar nga Arbër Arapi. Rezultoi që shumë prej punonjësve as nuk paraqiten në punë dhe vazhdojnë të paguhen si një rast flagrant abuzimi.
Stop: Si kaluat? Të lutem, stomatologen Valbona Tafa dua! Ku ta gjej?
Punonjësja: Në Roskovec!
Stop: S’është këtu? Stomatologen Valbona Tafa desha, të lutem!
Punonjësja: S’është këtu. Për kë e doje?
Stop: Për vete. Kur vjen?
Punonjësja: Si kur vjen?
Stop: S’ia ke numrin?
Punonjësja: S’ma hap.
Stop: Po aktualisht kush e zëvendëson? Në qoftë se doktoresha s’vjen, kush e zëvendëson tjetër, që të di të organizohem?
Punonjësja: Të gjithë këtu doktorë jemi.
Stop: Kreshnik Cjapi, infermieri i Shëndetit Mendor, ku mund ta gjej, të lutem?
Punonjësja: S’ka këtu!/