53-vjeçarit nga Fieri i sekuestrohen mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë
“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave”, njofton policia.
Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë një 53-vjeçar të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro. Shuma e parave e padeklaruar nga ky person u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 53 vjeç, banues në Patos.”