KRONIKËSTAR CHANNEL

54-vjeçari u gjet i pa jetë, flet babai i tij: Kishte dhimbje të forta koke

Disa ditë pasi familjarët denoncuan zhdukjen e tij, 54-vjeçari Valmir Lame është gjetur i mbytur pasditen e sotme në një rezervuar në Korçë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Gjatë një prononcimi për mediat, babai i 54-vjeçarit, tregoi se muajt e fundit i biri kishte paraqitur probleme shëndetësore dhe kishte shfaqur dhimbje të forta koke, për të cilat ishte duke u ekzaminuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Djali jetonte me mua. Ndonjë problem nuk kishte, por ka shfaqur edhe dhimbje koke dhe e çoja në spital urgjent çdo dy – tre ditë. E çoja me taksi, nga 20 mijë lek paguaja. Ambulanca më vinte këtu, i bëri një gjilpërë qetësuese. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Atje e kam çuar, nuk ma mbanin, i bënin një qetësues edhe iknim. Kam edhe skanerin dhe analizat. Gati tre muaj do ta çoja në datën 6 shkurt ma dha urgjent një doktor që t’ja bëja dhe më pas do e çoja në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kam 25 ditë mund ta kem çuar urgjent 5-6 herë. Kontaktin fundit e kas pasur me mua”, u shpreh i ati.

Por ndërsa ishte duke folur me gazetarët, ai ka parë dhe momentin e rëndë kur palombarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të të birit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button