AKTUALITETEKONOMI

60% e familjeve në Shqipëri nuk kanë para të përballojnë shpenzime të papritura


Afro 60% e familjeve në Shqipëri mund të kenë likuiditet të mjaftueshëm për të kaluar muajin, apo për të bërë aktivitetet e tyre të pritshme. Por, nëse ato do të përballen me shpenzime të papritura si p.sh. një sëmundje apo problem tjetër, ata nuk do të ishin në gjendje ta përballonin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Materiali “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta”, nga Elona Dushku, Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë ka analizuar brishtësinë financiare të familjeve shqiptare bazuar në aftësinë e familjeve për të përballuar një shpenzim të papritur, si dhe analizon krahas treguesve socio-ekonomikë (si: mosha, gjinia, borxhi), rolin e kompozimit të portofolit të aktiveve të familjeve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Familjet financiarisht të brishta janë ato familje që mund të përballojnë shpenzimet e pritshme, por nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar shpenzimet e papritura.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Duke përdorur të dhënat e marra nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve në Shqipëri, është vlerësuar se 60% e familjeve në Shqipëri konsiderohen financiarisht të brishta, pra janë familje që nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar një shpenzim të papritur, në masën e medianës së të ardhurave totale të familjeve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vlerësimet e marra nga regresionet multinomiale tregojnë se probabiliteti i familjeve për të qenë financiarisht të brishta lidhet negativisht me nivelin e arsimimit të personit referues, vlerësohet në studim. Gjithashtu rezultatet tregojnë se aksesi financiar dhe lidhjet familjare zvogëlojnë gjasat që familjet të jenë financiarisht të brishta, sipas BSH.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë që një familje shqiptare çon mesatarisht 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer. të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se buxheti që shpenzojmë për t’u ushqyer është më i larti në Europë. Ky është një tregues indirekt i varfërisë, teksa shpenzimet për ushqime janë një nevojë ekzistenciale e domosdoshme. Teksa ushqimi merr pjesën kryesore të buxhetit, mbetet pak likuiditet për të përballuar nevoja të tjera, sidomos ato të paparashikuara.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri. Edhe në vendet e rajonit ky tregues është më i ulët, ku nivelin më të ulët e ka Serbia (24.1%), Mali i ZI (27.2%), Maqedonia e Veriut (30.6% për vitin 2019), Bosnjë-Hercegovina (32.2%). Të dhënat për Kosovën mungojnë, por treguesit e mëparshëm ishin më të ulët sesa të Shqipërisë.

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. P.sh., për argëtim dhe kulturë, një familje europiane shpenzon 8.4% të buxhetit, ndërsa një familje shqiptare vetëm 2.7%.

Për restorante Europa shpenzon 8.5% ndërsa Shqipëria 7.3%. Më i lartë është buxheti për komunikim, me 3.9% në Shqipëri kundrejt 2.3% mesatarja eurpiane për shkak të çmimeve më të shtrenjta.

Europa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare.

Related Articles

Back to top button