AKTUALITETKRONIKË

63-vjeçarja hidhet nga ura e lumit Buna, policia jep detajet: Dyshohet se kohët e fundit vuante nga depresioni


Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Shefkije Osja, 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button