KRONIKËSTAR CHANNEL

7 arrestime dhe 2 të mitur të proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi në Vlorë dhe Sarandë

Vlorë, 3 nëntor 2025 – Gjatë fundjavës, strukturat e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë intensifikuan kontrollet në të gjitha akset rrugore, për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar aksidentet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat, u arrestuan 7 drejtues mjetesh dhe u proceduan penalisht 2 të mitur, të cilët drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në periudhën janar–nëntor, në qarkun e Vlorës janë arrestuar/proceduar penalisht 493 shtetas, nga të cilët 376 për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe 117 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Kontrollet vijojnë 24/7 dhe janë përqendruar kryesisht në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur, duke përfshirë testet e alkoolit, kontrollin e dokumentacionit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, vendosjen e kaskës mbrojtëse dhe të rripit të sigurimit.

Reklama në FieriWeb

Gjatë fundjavës u evidentuan 9 drejtues mjetesh që drejtonin automjete në mënyrë të parregullt, përfshirë 2 të mitur. Arrestimet përfshijnë:

  • K. K., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
  • A. S., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
  • Xh. J., 25 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
  • A. Sh., 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
  • A. S., 37 vjeç, për drejtim ciklomotori në gjendje të dehur dhe pa leje
  • L. E., shtetas finlandez, 30 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur
  • O. A., shtetas turk, 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Ndërkohë, 2 të mitur 16 dhe 17 vjeç u proceduan penalisht për drejtim automjetesh pa leje drejtimi.

Vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur mbi 3,000 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, duke përfshirë:

  • 940 për tejkalim shpejtësie
  • 140 për parakalime të rrezikshme
  • 80 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

Policia Rrugore e Vlorës apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit, parakalimet e rrezikshme dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.

Related Articles

Back to top button