KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat – Arrestime dhe procedime penale për disa ngjarje të ndodhura në qytet dhe Kuçovë

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer disa veprime ligjore ndaj shtetasve të përfshirë në shkelje të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

U arrestua në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan dhe arrestuan 48-vjeçarin G. Gj., banues në Berat, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

U kap i kërkuari që kishte dhunuar nënën me urdhër mbrojtjeje

Reklama në FieriWeb

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga 24-vjeçarin R. L., i shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta dhe ka dhunuar psikologjikisht nënën e tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Procedime për dhunë dhe konflikt pronësie

Po në Berat, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një 54-vjeçar. I dëmtuari ndodhet në kujdes mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Kuçovë procedoi në gjendje të lirë shtetasit K. D., 61 vjeç, dhe L. G., 53 vjeçe, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Dosjet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button