KRONIKËSTAR CHANNEL
Operacioni “Operacionalja 75” – Kapen dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë në Fushë-Kuqe
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 75”, duke arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim dhe të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy të arrestuarit, A. Xh., 42 vjeç, nga Fushë-Kruja, dhe E. M., 47 vjeç, nga Mamurrasi, u lokalizuan dhe u kapën në një terren të vështirë pranë zonës së Fushë-Kuqes, të armatosur me armë zjarri dhe armë gjahu.
Gjatë kontrollit, Forca e Posaçme Operacionale sekuestroi:
- 2 armë zjarri pistoleta,
- 2 armë gjahu,
- municion luftarak,
- 2 radio komunikimi të ngjashme me ato të policisë,
- një jelek antiplumb.
Të dy shtetasit ishin nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, të vendosur nga GJKKO për veprat penale të:
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit kriminal”;
- “Grup i strukturuar kriminal”;
- “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale dhe identifikimin e provave të tjera.




