AKTUALITETSTAR CHANNEL
Fier – Reagim me festime pas vendimit të Kushtetueses për Belinda Ballukun
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste në Fier e kanë përshëndetur këtë zhvillim me fishekzjarre.
Belinda Balluku, e cila drejton PS-në e qarkut Fier, gëzon mbështetje të fortë në këtë zonë. Nën drejtimin e saj politik gjatë fushatës zgjedhore, qarku arriti një rezultat historik, duke siguruar 12 mandate deputetësh për Partinë Socialiste.




